Si vijnë dhe si ikin “dallëndyshet” në Kombëtaren e Silvinjos ?

Si vijnë dhe si ikin “dallëndyshet” e Kombëtares së Silvinjos? Ka shumë sekrete përtej murit kuqezi dhe ato i dinë vetë futbollistët, por nuk mund të flasin se i kanë “prerë gjuhën” qysh në fillim. Ka dalë fare nga lista Ernest Muçi, aq sa duket sikur skenari po shkon afërsisht si me Cikalleshin, që një ditë rebeloi dhe braktisi Kombëtaren e tij të dashur për një “tradhëti të fshehur” të Silvinjos..

Në dy ndeshjet e fundit, me Andorrën dhe me Anglinë, të harruarit e mëdhenj ishin Asani dhe Daku. Ishin strukur thellë në stol , sdhfaqeshin sikur e kishin afër fushën, por ajo , praktikisht ishte shumë larg. Po çfarë fshihet thellë, në zemër të raporteve të prishura të trajnerit Silvinjo me Asanin? E nisi me Anglinë ndeshjen e pare ne formacion dhe më pas nuk i panë më sytë një çikë formacion. E majta e tij qe këndonte aq  bukur , e kanë mbyllur ne kafazin “samba”..

Vallë ..mos ndodh si me Muçin, një shkesi e parealizuar me menexherin? Edhe Uzuni që u dorëzua dhe “vuri unazë” me menaxherin që ka vetë trajneri Silvinjo, u tradhetua në ndeshjet e fundit. E futën me katapultë në formacion në ndeshjen që bëri “martesën ”, më pas e dërguan prapë në stol dhe Uzunin e ka gjetur  belaja sepse duhet të sillet sikur është i lumtur…

Sfidanti. al