E ardhmja e Luciano Spallettit te Juventusi është vënë në diskutim, ndërsa Simone Inzaghi shfaqet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e bardhezinjve në sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht rinovimit të kontratës së trajnerit italian disa muaj më parë, rezultatet e skuadrës mund të ndikojnë në vendimin e drejtuesve të klubit. Sipas raportimeve të medias italiane La Gazzetta dello Sport, Juventusi nuk ka ndërmend të bëjë menjëherë ndryshime në stafin teknik. Megjithatë, nëse skuadra nuk tregon përmirësim në ndeshjet e ardhshme, drejtuesit mund të shqyrtojnë alternativa të tjera.

