Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga stërvitja e skiatores shqiptare Lara Colturi, e cila përgatitet për sfidën e radhës në Kupën e Botës në ski. “Lara Colturi, gati për sfidën e radhës! Në Sölden, nis sezoni i Kupës së Botës me garën e slalomit gjigant. Suksese, Lara!”, shkroi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale. Gara në Sölden shënon nisjen e sezonit të ri të Kupës së Botës në Ski, ku Colturi do të garojë në disiplinën e sllallomit gjigant.

