Jasir Asani nuk di të ndalet. Sulmuesi i Esteghlal ka shënuar përsëri gol në fitoren që po arrin skuadra e tij në transfrtë përballë Fajr Sepasi. Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me shifrat 2-0 në favor të ekipit të shqiptarit.Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 42-të të takimit. Asani është në moment të artë pasi tri ditë më parë shënoi gol në Champions League aziatike.
sfidanti.al

