Jasir Asani, Kombëtaren e kishte afër kur i binte nga ..KOREJA

Dikur thonin me ngasje humoristike  “po i bie nga Kina”. Dhe Jamir Asani i binte nga Koreja për të ardhur në Kombëtare. Në ditët e arta , e majta e Asanit ishte shpëtimtare për Kombëtaren dhe për trajnerin Silvinjo. Në atë kohë, sipas barsaletes kuqezi,  të gjithë hipnin në autobuz me këmbën e majtë. Edhe vetë Silvinjo “kërcente samba” me të majtën…

Ato ditë mbahen mend , ose edhe nuk mbahen mend, pasi kanë mbërritur ditë të tjera, ku trajneri Silvinjo as në sy nuk e shikon dot Asanin kur ndeshen perballe, e jo te  pretendosh ta shikosh në fushë. Këto ditë Asani paska ardhur në Tiranë, pasi është ndërprerë kampionati në Iran për shkak të luftës dhe po stërvitet tek “shtepia e tij” tek..Partizani. Tek dashuria e tij e parë, aty ku e shikonim dhe nuk e shikonim aq mire. Madje atëhere na dukej sikur gjuante me të djathtën! Sa ironik vjen fati, madje disi driblues..  për futbollistin që shënonte gola “alla Roben”: kur ishte në Kore  i binten shkurt per te  ardhur në Kombëtare, tani që është në Tiranë, Kombëtarja duket shumë larg…

Sfidanti.al