Asani me gol vendimtar, i jep fitoren skuadrës së tij

Sulmuesit e Kombëtares shqiptare kanë gjetur formën e tyre pas grumbullimit të fundit me ekipin kuqezi. Jasir Asani ka gjetur rrugën e rrjetës me Esteghlal në kampionatin iranian. Ai shënoi në minutën e 11-të të takimit ndaj Mes Rafsanjan, duke regjistruar golin e tretë sezonal në gjashtë ndeshje. Ky gol i Asanit në fund rezultoi vendimtar, pasi i dha fitoren skuadrës së Esteghlal.

Edhe Rey Manaj ka shënuar golin e parë në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në fitoren 2-0 të Al Sharjah ndaj Al Dhafra. Goli erdhi në fundin e pjesës së parë, pas një goditjeje të saktë me të majtën. Ky është goli i pestë i Manajt në total këtë sezon, duke përfshirë edhe katër realizime në Kupë dhe Ligën e Kampioneve të Azisë. Sulmuesi lushnjar është përshtatur mirë me skuadrën e re, pas transferimit nga Sivasspor në fund të verës.

sfidanti.al