Goli i parë i 2026, Jasir Asani nuk ndryshon zakon!

Në Iran kampionati nuk ndalet për festa dhe sot viti ka nisur me një superduel, pasi Sepahani kryesues përballet me Esteghlalin e Jasir Asanit.

Ylli i kombëtares ka shënuar dhe golin e parë të vitit 2026 në Iran, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të vet, me 11-metërsh. Goli i shtatë në 14 ndeshje kampionati për Asanin, shënuesi i dytë më i mirë në Iran.

sfidanti.al