Shpërthimi i luftës sot në Iran, me bombardimet izraelito-amerikanë në baza apo objektiva ushtarakë në vend, ka bërë që në këtë shtet të shpërthejë kaosi.
E padyshim në të janë përfshirë edhe sportistë të cilët janë shtetas të huaj e që ushtrojnë profesionin e tyre në kampionatin lokal.
Por klubet vendase, duket se kanë filluar të vihen në lëvizje për të siguruar që pjesëtarët e huaj të tyre, të largohen nga vendi për t’u kthyer në shtëpi, pasi për futboll as nuk bëhet më fjalë.
Përtej kontakteve me përfaqësitë diplomatike në Teheran, klubi i Esteghlal po përgatitet që të shoqërojë jashtë vendit futbollistë e huaj.Nuk do të jetë nëpërmjet avionëve, pasi hapësira ajrore mbi vend është mbyllur totalisht, por nëpërmjet autostradave që të çojnë në vendet fqinje.Esteghlal po mundohet që të nisë lojtarë e huaj me autobus drejt Turqisë, edhe pse bëhet fjalë për një rrugëtim të gjatë rraskapitës prej mbi 2100 kilometrash nga Teherani, ku ka bazën ekipi.

