Me kalimin e ditëve, “bavarezët” e Bajern Mynih janë gjithnjë e më afër nënshkrimit me anësorin e krahut të djathtë të mbrojtje së Mançester Siti, Kajl Uollker dhe pritet që në ditët në vazhdim të vijë dhe zyrtarizimi.
Në ditët në vijim pritet një takim vendimtar në Japoni mes drejtuesve gjermanë dhe atyre të Mançester Siti, të cilë tashmë janë në dijeni të dëshirës së mbrojtësit anglez për të nisur një “aventurë” të re. Siti dhe Bajern takohen në fushë të mërkurën, por Uollker nuk do të jetë në ndeshje. Mbrojtësi anglez nuk do të dalë në fushë për të shmangur dëmtimet, duke pasur parasysh marrëveshjen tashmë të afërt mes palëve.
sfidanti.al