Padyshim një ndër lojtarët më të mirë në Bundesliga, anësori portugez i mbrojtjes, Raphael Guerrerio u transferua këtë merkato vere nga “verdhezinjtë” e Borusia Dortmund, te “bavarezët” e Bajern Mynih, si një lojtar i lirë.
Mirëpo, debutimi i tij me kampionët e Bundesliga mund të presë më shumë seç duhet, me 29-vjeçarin që ka pësuar këputje të fijeve muskulore gjatë mini-fazës përgatitore dhe tashmë mund të qëndrojë 6 javë jashtë fushave të blerta. Kështu, Guerrerio mund të humbasë 4 përballjet e para të sezonit me “bavarezët”, atë ndaj Lajpcig në Superkupën e Gjermanisë, si dhe ndaj Verder Bremen, Augsburg e Borusia Mynçengladbah në Bundesliga.
sfidanti.al