Teksa më pak se 24 orë nga ndan, nga nisja e rrugëtimit evropian në Konferencë Ligës, të “demave të kuq” të Partizanit, të cilët në fazën e dytë kualifikuese të këtij kompeticioni do të përballen me andorrasit e Aletik Klub d’Eskaldes. Në kuadër të kësaj përballjeje, sfida e parë e së cilës do të zhvillohet në Andorrë, tekniku i “të kuqve” zhvilloi pasditen e sotme një konferencë për shtyp nga ku foli për gjithçka për përballjen e nesërme, që nga faktori fushë e deri te kualifikimi.
“Nuk besoj se ndeshja e parë në Andorrë na favorizon.. Ajo që është e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e nesërme. Përsa i përket gjëndjes së skuadrës, sot do të zhvillojmë edhe seancën e fundit. deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje dhe shpresoj që të mos kemi asgjë serioze për ndeshjen e nesërme. Për kualifikimin duhet të flas pas ndeshjes së parë. Janë dy ndeshje për tu luajtur. Do të fokusohemi te sfida e nesërme. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes”,- u shpreh Zekiç.
sfidanti.al