Përveç afrimeve të shumta, numri i të cilëve ka shkuar në 6 deri më tani, “kuqezinjtë” e Milan kanë filluar të mendojnë dhe për largimet, ku pas qendërmbrojtësit Mateo Gabia tashmë është radha e kroatit Ante Rebiç, për t’i dhënë “lamtumirën” mitikun, “San Siro”.
Tekniku Stefano Pioli e ka lënë sulmuesin kroat jashtë listës së lojtarëve që u grumbulluan për turneun amerikan dhe tashmë Rebiç është jashtë projektit teknik të “kuqezinjve” e për këtë arsye duhet të gjejë një klub të ri. Në krahun tjetër, kroati ka refuzuar një propozim prej 10 milionë eurosh që i ka ardhur nga Arabia, ndërsa ditët e fundit për lojtarin shfaqi interes edhe Beshiktash, që kërkonte në huazim Rebiç, por bordit të Milan nuk i intereson kjo formulë sepse kërkon që të shesë përfundimisht sulmuesin.
sfidanti.al