Pavarësisht se qëndroi vetëm 1 sezon te “katalanasit” e Barcelona, mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Frank Kesi nuk arriti të përshtatej me skemat e teknikut Ksavi e për këtë aryse bordi i “blaugranave” kërkon ta largojë 26-vjeçarin që këtë merkato vere.
Për Kesi interesimet kanë qenë të shumta nga klubet arabe, por dhe ato evropianet, me më të fundit, që janë “bardhezinjtë” e Juventus, të cilët kanë nisur dhe negociatat me spanjollët, për ish-“yllin” e rivalëve të Milan. Klubet po diskutojnë huazimin e mesfushorit me opsion blerjeje për rreth 15 milionë euro dhe të bien dakord se në çfarë kushtesh do të kthehet në detyrim e mesa duket Kesi do të rikthehet në Serie A këtë sezon.
sfidanti.al