Shkëmbimi Lukaku-Vlahoviç ende i mundshëm, Çelsi vendos gjithçka

Shkëmbimi i mundshëm mes Romelu Lukakut dhe Dushan Vlahoviç vazhdon të jetë një temë diskutimi. Edhe pse gjithçka dukej e mbyllur me fillimin e Serisë A dhe paraqitjen e sulmuesit serb të Juventusit në ndeshjen e parë, mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë dhe Çelsi vazhdojnë të jenë në bisedime për të finalizuar një marrëveshje të mundshme.

Juventusi vazhdon të mendojë për shkëmbimin, ashtu si Çelsi, por tashmë ka një kusht të qartë të bardhezinjve ndaj bluve londinezë. Juventusi ka bërë të qartë se shkëmbimi do të bëhet vetëm nëse do të plotësohet kushti i tij, që do të thotë se lojtarët mund të ndërrojnë vendet në skuadrat përkatëse, por në arkat e klubit italian duhet të përfundojnë edhe 40 milionë euro që është diferenca që ata shohin mes dy lojtarëve. Ky kusht mendohet se tani është bërë i panegociueshëm, duke i kaluar topin përfundimisht Çelsit që duhet të përgjigjet nëse do ta bëjë shkëmbimin apo jo në këto rrethana. Ndërkaq, akordi me sulmuesin belg është gjetur prej kohësh, pasi Juventusi i ka propozuar atij një rrogë prej 9 milionë eurosh në vit, për tre sezone. Topi tani është në fushën e Çelsit.

 

sfidanti.al