Tashmë gjithçka është shumë pranë konfirimimt dhe “gardiani” zviceran i portës “bavarezëe” pritet që shumë shpejt të veshë fanellën “zikaltër”, ashtu siç këta të fundit kanë kërkuar prej kohësh.
Me largimin e Onanas, Handanoviçit e Cordaz, Inter tashmë ka ngelur pa portier dhe pritet që Somer të zbarkojë në Milano në ditët në vijim dhe klubi gjerman duket se e ka dhënë “dritën jeshile” për vazhdimin e operacionit dhe gjithçka pritet të përfundojë në 48 orët e ardhshme sapo “zikaltërit” të paguajnë shumën e kërkuar nga bordi i Bajern. Në krahun tjetër, këta të fundit raportohet se janë shumë pranë nënshkrimit me portierin David Raja dhe kjo është arsyeja kryesore që po lejojnë Somer të largohet.
sfidanti.al