Inter Majemi nuk ndalet në merkato, piketohen 3 “legjenda” të La Liga

Pas nënshkrimit me Lionel Mesin, Serxhi Buskets e Zhordi Alba, Inter Majemi i Dejvid Bekam kërkon të sjellë tashmë në kampionatin amerikan të futbollit MLS, një “legjendë” tjetër të futbollit spanjoll, siç është dhe Serxhio Ramos.

Pas përfundimit të kontratës me PSG, tashmë Ramos është një lojtar i lirë dhe mund të kalojë tek amerikanët me parametra 0. Mirëpo, Ramos nuk është i vetmi objekt i skuadrës së Dejvid Bekam, i cili kërkon gjithashtu të sjellë në Majemi dhe dy ish-“katalanas”, më konkretisht mesfushorin legjendar, Andres Injesta dhe “bomberin” uruguajan, Luis Suarez.

 

sfidanti.al