Teksa kërkohet, prej disa javësh tashmë, nga kampionët turq të Gallatasaraj, braziliani i mesfushës së Mançester Junajtid, Fred ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të tjera, ku mes tyre janë dhe rivalët historikë të “luanëve” të Stambollit, Fenerbahçe.
“Fenerët” turq kanë bërë një ofertë zyrtare për mesfushorin, plot 15 milionë euro bashkë me bonusin e përcaktuar. Mirëpo, pavarësisht ofertës drejt “djajve”, të dy klubet janë në negociatat e sipër për shërbimet e 30-vjeçarit të mesfushës dhe pritet që gjithçka të zgjidhet në ditët në vijim.
sfidanti.al