Monako nuk dorëzohet për Zakarian, Juve kërkon 25 milionë euro

I transferuar me shumë bujë nga Borusia Mynçengladbah, drejt “bardhezinjve” të Juventus, mesfushori, Deniz Zakaria nuk ia doli kurrë me fanellën e “zonjës së vjetër” e pas një huazimi te “blutë” e Çelsit tashmë duket se ka ardhur koha që “helveti” të gjejë një “aventurë” të re.

Për këtë të fundit mendojnë francezët e Monako, janë duke u përpjekur të gjejnë akordin me italianët, teksa pas refuzimit të ofertës së parë prej 20 milionë eurosh, tashmë kanë bërë gati një ofertë prej 22 milionë eurosh bashkë me bonuset, mirëpo “bardhezinjtë” janë të vendosur dhe nuk pranojnë me pak se 25 milionë euro për “shkatërruesin” zviceran të mesfushës. Në krahun tjetë, francezët arritën një kontratë të shpejtë personale me lojtarin e tanimë e vetmja gjë çka pritet është zyrtarizimi i marrëveshjes.

 

sfidanti.al