Pas refuzimit të ofertës së tretë prej 100 milionë euro, nga Presidenti i Totenhem, Daniel Levi për kartonin e Herri Kejnne u duk se “bavarezët” do të hiqnin dorë përfundimisht nga “bomberi” anglez, mirëpo nuk ka ndodhur kështu.
Bordi i kampionëve gjermanë ka vendosur të bëjë një ofertë të re për “rekordmenin” e Kombëtares së “tre luanëve”, duke e çuar kështu në 120 milionë euro shifrën e projektuar për Kejn, shifër kjo që përmbush dhe dëshirat e Presidentit të londinezëve. Ndërkaq, në krahun tjetër, vetë Kejn dëshiron që situata rreth të ardhmes së tij të sqarohet deri në fillim të sezonit, që starton këtë të shtunë, teksa është raportuar gjithashtu se lojtari i dha “bavarezëve” kohë deri në fund të javës për të gjetur akordin me Totenhem.
sfidanti.al