Një nga historitë më frymëzuese në Lojrat Olimpike Dimërore në Pjongçang është ajo e kanadezit 24-vjeçar, Mark Mekmoris, që fitoi medaljen e bronzit në disiplinën sloupstajl me snoubord. Ky sportist ka fituar edhe një medalje tjetër, përsëri të bronzit, në Soçi, par katër vitesh. Por, medalja e tanishme është më ndryshe nga ajo e mëparshmja.

