Juventusi ka më shumë emër dhe më shumë trofe. Flasim për Europën, sidomos, ku bardhezinjtë janë shpallur dy herë fitues të Championsit (1985, 1996) si dhe kanë fituar edhe kupa të tjera, ndërsa Totenhemit nuk i kanë lënë radhë Liverpuli apo Mançester Junajtidi. Italianët janë padyshim shumë më klasikë sesa këta anglezë në kompeticionet kontinentale, veçse statistikat dhe historia nuk i përkrahin edhe aq shumë.
Juventusi vërtet ka bilanc më të mirë në total me skuadrat angleze, me 18 fitore e 15 humbje, dhe me 6 gola më shumë të shënuar (56-50). Në kohëzgjatjen e kupave europiane, që nga fillimi i tyre ne 1955, torinezët janë ndeshur disa herë me ekipet më të mirë të ishullit si Liverpulin, Mançester Junajtidin, Arsenalin, Çelsin, Lidsin apo Mançester Sitin, dhe pavarësisht sukseseve të pamohueshme, bilancin në kualifikime e ka negativ, me 7 kualifikime dhe 9 eleminime.
Totenhemi, ndryshe nga rivali i sotëm, ndihet më komod me historinë, edhe pse ka luajtur më pak. Ndonëse bilanci total është thuajse “jek e jek”, me një fitore më shumë dhe me dy gola më shumë të shënuar, Spërsat kanë 4 kualifikime dhe vetëm 1 eleminim. Këtë ia ka shkaktuar Fiorentina, ndërsa Milani e ka pësuar dy herë, ashtu siç e ka pësuar Interi dhe vetë Fiorentina.
Kurrë më parë, Juventusi dhe Totenhemi nuk janë ndeshur më parë, pra kemi një klasike pa precedent, që pritet të jetë shumë interesante.
Bilanci i Juventusit me anglezët: 18 fitore, 13 barazime, 15 humbje, golat: 56-50, kualifikimet: 7-9.
Bilanci i Totenhemit me italianët: 5 fitore, 6 barazime, 4 humbje, golat: 19-17, kualifikimet: 4-1.
Sfidanti.al