Skuadra kombëtare Franceze e Rugby largohet nga Skocia goxha e dëmtuar në përfundim të ditës së dytë të turneut ‘Six Nations’. Lojtarë të kësaj skuadre janë ndaluar nga policia pasi dyshohen se kanë qenë protagonistë të një zënke në përfundim të ndeshjes me Skocinë të humbur 32-26 pasi e kryesuan këtë sfidë 20-14.
Gjithcka ndodhi në aeroport ku policia detyroi të bllokojë nisjen e avionit në drejtim të Francës për të marrë në pyetje lojtarët e përfshirë në këtë histori. Federata Franceze e rugby konfirmoi atë cfarë ka ndodhur por pa dhënë detaje të tjera
Humbja me Skocinë ishte një goditje e rëndë për skuadrën e ‘Gjelave’ që kishin humbur edhe sfidën e parë në Sën Deni ndaj irLandës duke iu bashkuar Italisë si dy skuadrat e vetmë që nuk kanë mundur të fitojnë ende në ‘Six Nations’
sfidanti.al