Gonzalo Higuain-Harri Kejn, sfida e “bomberëve” në Torino!

Ka shumë lojtarë për t’u ndjekur në një Juve-Totenhem, por dueli më i spikatur (në distancë) është ai mes dy sulmuesve kryesorë, Gonzalo Higuain dhe Harri Kejn. Të ndryshëm në paraqitje dhe në mënyrë loje, të ndryshëm në sukseset në karrierë, por me një “emërues të përbashkët”: Dinë ta gjejnë shumë mirë rrugën e rrjetës.

Higuain u mor nga Napoli për 90 milionë euro dhe, ndonëse ende dyshohet nëse ia vlejti për aq, sërish është një “tank” i vërtetë në ndihmë të sulmit juventin. Me një karrierë të spikatur tek Argentinos Juniors, Real Madrid, Napoli e Juventus, dhe me 10 trofe të mëdhenj të fituar, Gonzalo ka përvojën dhe numrat në krahun e tij. Ai ka luajtur gjithsej 539 ndeshje në karrierë dhe ka shënuar 277 gola. Me Juven, mesatarja është më e mirë, 88 ndeshje, 50 rrjeta.

Kejn është pak më shtatlartë se juventini (1.88 metra ndaj 1.86). Është edhe më i ri, vetëm 24 vjeç ndaj 30 të kundërshtarit. Fakti që luan me Totenhemin dhe mosha e re e kanë penalizuar dhe ai nuk ka fituar asnjë trofe deri tani. Një arsye më shumë për të dhënë maksimumin në stadiumin “Alianc Arena” të Torinos. Ai ka 263 ndeshje dhe 147 gola, ndërsa me Totenhemin është më mirë, 198 takime e 131 rrjeta. Në dy sezonet e fundit është Këpuca e Artë e Premier Ligës (Higuain fitoi në 2016) dhe po ashtu kryeson renditjen edhe këtë edicion. Nuk mund të harrohet se u shpall golshënuesi më i mirë i vitit 2017 me 56 gola, duke lënë pas Lionel Mesin.

Sfidanti.al