Zidan: Nuk duhet të provoj asgjë! Emeri: Më mirë se ndaj Barçës!

Dy trajnerë për dy ekipe të mëdhenj dhe për një sfidë gjigande. Real-PSG do të thotë edhe Zinedin Zidan-Unai Emeri, apo një trajner më i ri dhe që ka fituar shumë, me një dhelpër të vjetër që ka krijuar skuadra të shkëlqyera si Sevilja me mundësi shumë më të pakta.

Për fat të keq, Zidanit i bëjnë shpesh të njëjtën pyete, pra “a do ta provosh këtë herë veten se je trajner i madh”. Francezi përgjigjet: “Unë nuk kam asgjë për të provuar, pasi kam fituar shumë si lojtar dhe si trajner”! Zizuja e di se është në rrezik, por thotë trimërisht se “as nuk e çoj nëpër mend se këto ndeshje mund të vendosin fatin tim”.

Po Emeri? Atij i kujtojnë katastrofën e vjetshme në Spanjë, veçse në Katalonjë, në “Kamp Nou”, kur PSG i tij pas fitores 4-0 në Francë, u shkatërrua 1-6 nga Barcelona e Nejmarit, Mesit dhe Suarezit. A ka ai një plan kundër Realit? “Përgatitjet tona filluan në “Kamp Nou”, pasi e analizuam atë humbje dhe nxorrëm përfundimet tona, – thotë Emeri, – nuk është se folëm shumë, por kuptuam gjithçka. Mendoj se këtë herë jemi më të përgatitur se përpara Barçës”.

Sfidanti.al