Pjongçang, burrë e grua fitojnë medaljen e bronztë në Curling

Janë burrë e grua dhe do të kthehen në Rusi me një dhuratë shumë të bukur si çift; medaljen e bronztë olimpike. Anastasia Brizgalova dhe Aleksandër Krushelnitcki fituan medaljen e bronztë në lojën dyshe të përzier në Curling duke mundur 8-4 dyshen norvegjeze të përbërë nga Kristin Skaslien e Magnus Nedregoten.

‘Është shumë e rëndësishme për ne që të jemi një familje edhe në aspektin sportiv-tha çifti rus-Kemi kaluar së bashku zhgënjimin e humbjes në gjysmëfinale. jemi burrë e grua, jemi të bashkuar dhe krenarë për të gjithë këtë’. Vlen të theksohet se Krushelnitski dhe Brizgalova u martuan vitin e kaluar

sfidanti.al