Është 25 vjeç dhe ka shënuar 28 gola këtë sezon. Mohamed Salah u krahasua në një moment me Lionel Mesin (dhe i përngjau me golin e dytë ndaj Totenhemit), ndërsa sulmuesi i Liverpulit cilësohet si surpriza më e madhe e futbollit europian. Gjithsesi, jo për vetveten.
“Nuk dua të dukem arrogant, – tha ai për revistën britanike “4-4-2” (FourFourTëo), – por, po, unë e prisja këtë gjë (shënimin e golave). Tek Roma kalova dy sezone shumë të mirë, dhe kalova bukur, duke qenë i lumtur, ndërsa më erdhi një shans tjetër për ta shfrytëzuar. Gjithnjë, e vë veten nën presion që të luaj sa më mirë”.
Talenti egjiptian u bë lojtari që shënoi më shpejt 20 gola në historinë e Premier Ligës, duke kaluar yje të tillë si Shirer, Ouen, Runi apo Kejn. Përveç aftësisë së tij të padiskutueshme, duket se këtu luan pak rol edhe fakti se Salah është tifoz i Liverpulit. “Ka qenë ekipi im i preferuar në Angli që fëmijë, – pohoi ai, – unë doja të luaja këtu. Tani, ja ku jam dhe dua të shënoj gola, por sidomos të fitojmë trofe”.
Sfidanti.al