Shtefan Efenberg ka qenë vetë një futbollist i Bajernit, madje edhe një kapiten. Gjithsesi, ai është para së gjithash një gjerman, një ish-lojtar i kombëtares “teutone” dhe një bir i Bundesligës. Ish-mesfushori me karakter të fortë propozon një formula për të penguar dominimin e madh të Bajernit në kampionat.
“Unë mendoj se Bundesliga të ndahet në dy grupe me nga 9 skuadra dhe këta të luajnë të ndarë deri në fund të vitit, – shprehet “Efe”, – në janar, katër ekipet e para të secilit grup, plus të pestën më të mirë, le të formojnë sërish një Bundesligë të bashkuar dhe të luftojnë për titull, por me kusht që ta nisin me nga zero pikë”.
Gjermania ka një nga ligat më të bukura dhe më të ndjekura në botë, me 45 000 shikues mesatarisht për ndeshje, veçse konkurrenca ka rënë përtokë, për shkak të diferencës së Bajernit me të tjerët. Rivali i fundit i madh ishte Dortmundi i Jurgen Klopit që i mori dy tituj kampion në 2011 e 2012. Që nga 2013-ta, bavarezët vazhdimisht fitojnë dhe me diferencë 10 pikë e lart me vendin e dytë.
Sfidanti.al