Pranverën e kaluar luftonte për jetën, tani fiton medalje ne Olimpiade!

Një nga historitë më frymëzuese në Lojrat Olimpike Dimërore në Pjongçang është ajo e kanadezit 24-vjeçar, Mark Mekmoris, që fitoi medaljen e bronzit në disiplinën sloupstajl me snoubord. Ky sportist ka fituar edhe një medalje tjetër, përsëri të bronzit, në Soçi, par katër vitesh. Por, medalja e tanishme është më ndryshe nga ajo e mëparshmja. Në shkurt 2016, Mekmorisi pësoi një dëmtim të rëndë në kockë, por pak më shumë se një vit më vonë, në mars 2017, fati e vuri përballë një sfide edhe më serioze, pasi ai pësoi një dëmtim të rënë, dukë bërë snoubord me disa miq të tij.

Ai u përplas më një pemë, duke pësuar disa dëmtime të rënda, krisi këmbën, theu dorën e majtë, pësoi thyerje brinjësh dhe dëmtoi disa organe të brendshëm. Ai, me të vërtetë, luftoi për jetën në repartin e reanimacionit intensiv të spitalit të Vankuverit. Por, Mekmorisi jo vetëm që e mori veten shumë shpejt, por edhe iu kthye sportit të tij të dashur, madje, me një sukses të madh.

“Është një mrekulli që jam në gjendje të bëj përsëri snoubord. Unë theva kockën e këmbës, duhet të pushoja gjashtë ose shtatë muaj, kurse, më pas, dëmtova pothuajse gjithçka dhe qëndrova aut edhe shtatë muaj të tjerë”, thotë një nga heronjtë e Pjongçangut, Mark Mekmoris.

Sfidanti.al