Suedia e pret Arsenalin me dëborë deri në gju, në Ligën e Europës

Temperaturat janë të ulëta, edhe pse jo jashtëzakonisht poshtë zeros. Arsenali mbërriti me -5 gradë Celsius në Suedi, ku do të luajë ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Europës, veçse dëbora “kishte marrë kot”. Fotot e botuara në media dhe rrjetet sociale tregonin futbollistët londinezë të kalonin nëpër një rrugë të hapur me makineri dhe kripëra, ndëra anash shtresat e dëborës ishin “deri në gju”.

Mesut Ozil, Shkodran Mustafi dhe Sead Kolashinac ishin disa nga lojtarët që përballuan këtë klimë të ftohtë në qytetin e Ostersundit. Përsa i përket ndeshjes, trajneri Arsen Venger ka deklaruar se do t’i japë prioritet Ligës së Europës, pasi nëse e fiton shkon në Champions. Në kampionat, Arsenali është shumë larg katër vendeve të para dhe Venger është nën trysni dhe madje mund të shkarkohet në verë nëse nuk kualifikohet për në Champions sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al