Tirana i mbaroi  hallet e futbollit, iu fut..politikës !

A thua se i mbaroi hallet e veta Tirana dhe tani iu fut politikës me kokë ! Ç‘ishte kjo që ndodhi në Korçë ? Vallë ishte pjellë  e saj apo ishte kurdisur nga ..zyrat? Tirana u shfaq në ndeshjen e djeshme në Korçë e “veshur me politikë”, duke dalë kundër parimit bazë  të futbolli . Në fanelën e saj kërkohej mbështetje për Hashim Thaçin  !?

Hajde Tirana, hajde ! Një vit më parë braktisi disa herë fushën në shenjë proteste kundër arbitrave dhe tredhjes së tyre nga shefat , këtë sezon kapërcen “ylberin” dhe ..shkon  deri në Hagë. Pyetja është e thjeshtë: pse Tirana nuk kërkon drejtësi në një kampionat që derbi ia mbath  një herë  në Vlorë dhe tani në Vorë, ,  por kërkon drejtësi politike nga..gjyqi Hagës?

Pale kur thonë se Tirana  ka marrë leje nga lart për këtë gjest “diplomatik”  ,  kurse  të tjerë besojnë  se Tirana mund të ketë 100 halle, por nuk është aq budallaqe sa t’ia shkrepë me kokën e vet! Ky është vetëm fillimi, Tirana do të deshmojë përgjatë sezonit… se është penduar për sjelljen e një viti më parë..

Sfidanti.al