Mbrojtësi i Partizanit pritet të rikthehet pas pauzës së kombëtareve

Marcelino Preka po vijon përgatitjet individuale me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të Partizanit. Mbrojtësi kryesor i të kuqve ndodhet ende në fazën e rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe aktualisht nuk është gati t’i bashkohet plotësisht grupit. Preka po punon individualisht, ndërsa stafi teknik dhe ai mjekësor po e ndjekin me kujdes situatën e tij, me synimin që rikthimi të bëhet gradualisht dhe pa rrezikuar gjendjen fizike të lojtarit. Mbrojtësi pritet të ketë nevojë edhe për pak kohë për të arritur formën optimale dhe, sipas parashikimeve, rikthimi i tij pritet të ndodhë pas ndeshjeve të kombëtareve. Preka është një nga elementët kryesorë të prapavijës së Partizanit dhe rikthimi i tij do t’i japë më shumë alternativa trajnerit për vazhdimin e kampionatit. Deri atëherë, lojtari do të vijojë programin individual të rikuperimit, me objektivin për të qenë plotësisht gati pas pauzës së kombëtareve.