Aston Villa që po përballet me disa dëmtime në repartin e mbrojtjes, ka ndërmarrë hapa për të afruar mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos, i cili aktualisht është lojtar i lirë. Raportohet se trajneri Unai Emery është takuar personalisht me bashkatdhetarin e tij.
Klubi anglez synon të përforcojë mbrojtjen me një yll të klasit botëror përpara një kalendari të ngjeshur ndeshjesh. Megjithatë, duke qenë se Sergio Ramos nuk është përfshirë në listën e skuadrës për Ligën e Kampionëve, ai nuk do të kishte të drejtë të luante nëse transferimi do të realizohej.
Sipas medias spanjolle “Fichajes”, trajneri i Aston Villa-s, Unai Emery, ka ndërhyrë personalisht për të bindur mbrojtësin veteran 40-vjeçar. Emery, i cili është takuar me bashkatdhetarin e tij spanjoll, synon të plotësojë mungesën e mbrojtësve të qendrës në skuadër duke shfrytëzuar lidershipin dhe përvojën e Ramosit.

