Kanë ndodhur edhe më përpara, por gjithmonë krijojnë tronditje. Duket si rrëzimi i perëndive kur një favorit për Botërorin mundet nga një sfidant modest dhe kështu ngjau edhe me Argjentinën. Në mënyrë të pabesueshme, dy herë kampionët e botës u mposhtën nga Arabia Saudite, që nuk deshi të dinte aspak se po fitonte ndaj kandidates

