Për të është shkruar si një e ardhme e futbollit italian, e ndoshta edhe e atij shqiptar, ndonëse duket e vështirë të braktisë fanelën e kaltër për atë kuqezi. Luis Hasa është një emër i konfirmuar, i stabilizuar në futbollin e të rinjve, dhe në moshën 18-vjeçare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen. “La Gazeta delo Sport” i kushton një artikull djaloshit që ka nënshtetësinë italiane dhe shqiptare, që luan me Juventusin, dhe që ka nënshkruar me të famshmin Françesko Toti për ta pasur si agjent. “La Gazeta” shkruan se Hasa ndjek shembullin e Kristiano Ronaldos dhe Eden Hazarin, ndërsa luan si mesfushor më shumë i krahut të djathtë. Këtë sezon ka 6 gola e 2 asistë në 16 ndeshje në Serinë A të Shpresave dhe në Champions.
Sfidanti.al