Protesta ndaj qeverisë, kombëtarja e Iranit nuk këndon himnin!

Ishte një gjest kuptimplotë që ndoshta nuk pritej. Futbollistët e ekipit përfaqësues të Iranit refuzuan të këndonin himnin e vendit të tyre në nisje të ndeshjes së Kupës së Botës ndaj Anglisë në Katar. Lojtarët qendruan në rresht me gojë mbyllur dhe pamje të zymtë duke iu përgjigjur shpresave të publikut dhe duke protestuar ndaj veprimeve të autoriteteve që nga vdekja e një gruaje në birucat e policisë, e deri tek vrasja e 3-400 njerëzve në protestat antiqeveritare. Një pjesë e publikut iranian në stadium kishte banderola ku shkruhej se “ju nuk jeni kombëtarja e Iranit, por kombëtarja e qeverisë”. Disa prej lojtarëve luajnë në kampionatin iranian, si portieri Beiranvand, mbrojtësi Çeshmi apo sulmuesi Puraliganji, e natyrisht që janë më shumë të rrezikuar sesa të tjerët, por gjithsesi ishte protestues po ashtu si shokët e tyre në kombëtare.

Sfidanti.al