Nuk mbaj mend te kete patur boteror me më shume polemika dhe problematika sesa ky i fundit ne Katar i cili sapo ka filluar. Ka nje reagim te madh nderkombetar per rryshfetet e paguara nga shteti i Katarit per te siguruar kete boteror 12 vite me pare, anetareve te komitetit ekzekutiv te FIFA, per punetoret e vdekur gjate ndertimit te infrastruktures se nevojshme per kete event, per shkeljen e te drejtave te njeriut ne shtetin e Katarit, per menyren sesi shteti kerkon me ngulm identitetin e tij nepermjet sportit dhe FIFA e con boterorin ne nje vend qe ska asnje lidhje me zhvillimin e metejshem te levizjes futbollistike dhe shume ceshtje te tjera.
Ajo qe me beri pershtypje dje ne nje televizion Zviceran ishte nje kronike ne lidhje me perpjekjen e Katarit per te ngritur 12 vite perpara nje skeme te permiresimit te skuadres me te cilen ata do te perfaqesoheshin ne boteror. Pervec blerjes se disa klubeve dhe ngritjes se akademive, qe ne vetvete sjellin nje zhvillim normal dhe proporcional me kapacitetet e vendit, me ra ne sy fakti qe Federata e Katarit paska bere nje gjueti talentesh 12-13 vjecare ne disa vende Afrikane ne menyre qe ne kohen qe do te luhej boterori te mundej t’i kishte natyralizuar keta lojtare dhe te luanin per perfaqesuesen e Katarit.
Ne kete reportazh serioz u perdor fjala “trafik”, pikerisht per shfrytezimin e varferise se ketyre femijeve afrikane dhe shkeputjen e tyre nga familjet dhe vendet respektive. Per fat te mire FIFA nuk i la ta vazhdonin kete trafik te vertete te miturish dhe nuk i lejoi qe t’i natyralizonte. Me ne fund pergjate koheve te fundit po degjoj per nje vendim te mire te FIFA-s. Ajo qe me erdhi ndermend duke pare kete reportazh eshte “trafiku” qe FSHF po ben me futbollin e moshave ne Shqiperi.
Ky « trafik » mban emrin « Reforme » per zhvillimin e futbollit ne vend nga e cila pritet te zhvillohen lojetaret cilesor qe do te perfaqesojne Shqiperine kur Boterorin « t’a organizoje » FSHF-ja. Ky « trafik » behet me femijet qe jane ne nje klub, por veshin uniformat e nje klubi tjeter, me femije 12 vjecar qe luajne me 19 vjecar apo femije 14 vjecar qe luajne me 21 vjecar, me ekipe qe jane ne kalendar,por qe nuk paraqiten neper ndeshje sepse jane duke perfaqesuar nje klub tjeter nderkohe, me ekipe qe nuk kane lojtare, por qe jane te regjistruar ne kampionate sepse duhet te zene vendet aty qe te mos futet ndonje ekip tjeter. Se keshtu i pëlqen “emirit te futbollit” tone. Emirit i duhet te kontrolloje edhe ekipet me periferike te femijeve apo ekipet qe paraqiten neper ndeshje 17 apo 19 vjecaresh me nga 7 apo 8 lojtare dhe kjo jo per fajin e tyre por per faktin se aq femije kane dhe se aq ka levizje futbolli ne zonat qe ata jane.
Nderkohe qe ne zonat ku levizja futbollistike eshte e larte, femijet nuk luajne sipas kalendarit normal sepse nuk kane fusha. Por duhet t’i thone ketij “strategu” Katariot te futbollit tone qe futbolli i moshave nuk behet me trafik. Ndryshimi ne kete rast eshte qe me Katarin trafiku filloi nga poshte dhe u ndal lart. Kurse ketu tek ne filloi nga lart dhe s’po arrin dot te zbatohet poshte. Jo se jane rebele, por sepse me zor kjo pune nuk behet. PO cili do ta ndaloje kete trafik sa nuk eshte vone.
Redi Jupi