Mesi do të jetë në fushë nesër, a do ta kalojë mallkimin e golave?!

Nuk është se nuk ka shënuar, por është shumë poshtë. Kapiteni i Argjentinës ka vetëm 6 gola në 4 edicione të Kupës së Botës ku ka marrë pjesë dhe ku ka luajtur 19 ndeshje. Me këtë nivel dhe rendiment, magjistari i topit është larg standardit të tij të karrierës, si me ekipet e klubeve ashtu edhe me kombëtaren e Argjentinës. Gjithsesi, Mesi është në rregull fizikisht dhe do të jetë në fushë nesër për sfidën ndaj Arabisë Saudite, dhe kjo mund ta ndihmojë për të ndryshuar sado pak statistikat. Klose i Gjermanisë ka 16 gola në 24 ndeshje, Batistuta i Argjentinës ka 10 gola në 12 sfida. Për më tepër, të gjitha rrjetat e “Pleshtit” kanë ardhur në fazën e grupeve, diçka që ai do të përpiqet ta ndryshojë plotësisht në Botërorin e pestë dhe të fundit për të.

Sfidanti.al