Lajmet ishin që ditën e djeshme se superylli portugez i është vetëofruar klubit madrilen. Konflikti i hapur që ka tek Mançester Junajtidi e detyron që të kërkojë ekip tjetër në janar, dhe raportohet se Kristiano i ka propozuar Realit që të luajë për 6 muaj me fanelën “merenges” deri në mbyllje të sezonit. Me gjasë ka shpresuar se Madridi mund të ketë nevojë për sulmues goli në mungesë të Karim Benzemasë së dëmtuar. Gjithsesi, mediat raportojnë se presidenti Florentino Perez dhe trajneri Karlo Ançeloti nuk kanë asnjë interes që CR7-ta të kthehet në “Santiago Bernabeu”, edhe pse është rekordmeni i golave dhe ka fituar 4 Champions aty. Padyshim që ata mendojnë se uniteti i skuadrës është gjëja më e rëndësishme, ndërsa nuk duan të marrin lojtar tjetër, por do të presin riaftësimin e Benzemasë.
Sfidanti.al