Fitorja 3-1 në “Arenën Air Albania” u duk se ishte diçka ka shumë rëndësi, ndërsa kombëtarja shqiptare e Edi Rejës nuk është një rival kaq i fortë. Të njëjtën gjë provoi Katari ndaj Ekuadorit, ndonëse e mundi 1-0 Shqipërinë në miqësore. Italia kuptoi sesa “i vlen lëkura” kur u mund bindshëm 2-0 nga Austria në stadiumin “Ernst Hapel” (Prater) të Vjenës, në miqësoren e fundit të vitit. Austriakët dominuan dhe Të Kaltrit duhet të falenderojnë portierin Donaruma që nuk pësuan më shumë gola. Nuk dihet nëse Seria A do të ketë mundësi të shpëtojë një kombëtare që është vërtet kampione e Europës në fuqi, por që më shumë të kujton atë që dështoi në dy Botërorët e fundit. “Duket se disa prej nesh e kishin mendjen tek ndeshja e hapjes në Botëror, – tha kapiteni Bonuçi, – fat i trishtueshëm, por nuk mund ta ndryshojmë atë që ndodhi”.
Sfidanti.al