A mund ta quajmë këtë Anglinë më të mirë të të gjitha kohëve?!

Me gjasë do të tregonim mungesë respekti për kampionët e botës të vitit 1966 me Bobi Murin e Bobi Çarltonit, me brezin e 1990-ës të Geri Linekerit, Hodëllit e Uodëllit, madje edhe me atë të 1996-ës të Gaskoinit dhe Shirërit. Sidoqoftë, kjo Angli që fitoi 6-2 në ndeshjen e parë në Kupën e Botës ishte e shkëlqyer sepse pati kaq shumë alternativa, tregoi kaq shumë potencial, saqë mund të kishte shënuar edhe 10 gola.

Fitorja e dytë më e thellë në një Kupë Bote u arrit ndaj një rivali që u duk shumë poshtë “tre luanëve”, ndërsa ishte më e thella në ndeshjen e parë të kësaj faze. Ajo u realizua pa kontributin e golave nga kapiteni Harri Kejn, sulmuesi kryesor. Bukajo Saka shënoi 2 herë, Belingham, Stërling, Rashford dhe Grilish ishin autorët e tjerë. Vetë Kejn shërbeu dy asiste, duke vendosur një rekord anglez në 16 vitet e fundit. Anglia pati 78 përqind mbajtje topi dhe nuk i lejoi kundërshtarit asnjë gjuajtje drejt portës për një kohë të gjatë, deri në golin e parë të iranianëve në 65’ nga Mehdi Taremi.

Sfidanti.al