“Mesi iranian”, Serdar Azmun, shkon në Botëror edhe pse del kundër qeverisë!

Ylli i Leverkusenit në Bundesligë krijoi një lajm të madh pasi foli kundër vdekjes së Mahsa Aminit, e cila ishte mbyllur në birucat e policisë në Iran. Serdar Azmuni cilësohet si “Mesi i Iranit”, një lojtar me shumë talent, ndërsa foli fort kundër autoriteteve në Teheran, kundër shtypjes së protestave dhe vrasjes së shumë njerëzve si dhe në favor që gratë të mos mbajnë shami. “Le të më përjashtojnë nga kombëtarja, – u shpreh ai, – ia vlen sepse dua të mbroj flokët e grave iraniane. Turp për ata që vrasin kaq lehtë”. U fol se autoritetet deshën që Azmuni të mos ishte pjesë e ekipit në Botëror, trajneri Keiroz e mori dhe Federata ishte dakord. Edhe kjo është një arritje.

Sfidanti.al