Gjithçka e ka një kuptim dhe tek Bajerni vërtet i vlerësojnë legjendat, por e dinë se kanë edhe një “afat skadence”. Siç po e tregon Karim Benzemaja, kur yjet e futbollit bëhen të vjetër nuk ka garanci për dëmtimet dhe tek Bajerni kanë frikë se kështu mund të ndodhë me Manuel Nojerin. Kapiteni dhe portieri është 36 vjeç dhe më shumë se dëmtimet (që po i ndodhin), është rreziku i rënies së reflekseve. Të shohim, por nuk janë pa baza lajmet se klubi bavarez po mendon për portierin tjetër gjerman, Ter Shtegen. Gardiani i Barcelonës nuk është më shumë se 30 vjeç, që është moshë e përshtatshme për një portier.
Sfidanti.al