Gjokoviç shpreson rekordin e titujve të legjendës amerikane, Konors!

Në Torino arriti një fitore të madhe, pasi triumfoi në Finalet ATP pa asnjë humbje duke marrë 4.6 milionë euro, një rekord i të ardhurave në tenis. Po ashtu u ngjit në vendin e pestë në renditjen botërore, dhe nëse do të kishte marrë 2 000 pikët që i takonin në Uimbëlldon, do të ishte i pari me pikë të barabarta me Karlos Alkarazin. Kjo edhe pse humbi për shkak të mosvaksinimit 6 turne: Indian Uells, Majemi, Montreal, Sinsinati, Australian Open dhe US Open. Përtej kësaj, Novak Gjokoviç ka 91 tituj në karrierë, që do të thotë vetëm 1 më pak sesa rivali i tij i madh, Rafael Nadal. Në renditjen e tenistëve me më shumë trofe të fituar, përpara Noles janë vetëm Xhimi Konors me 109, Rozher Federer me 103, Ivan Lendl me 94 dhe Nadali me 91.

Sfidanti.al