Kejni është mirë, por Anglia shqetësohet për Megajerin!

Frika më e madhe e tifozëve të “tre luanëve” ishte për kapitenin, që është edhe “hajmalia” e ekipit. Harri Kejn padyshim përfaqëson lojtarin më të rëndësishëm të Anglisë dhe u zëvendësua në minutën e 76-të të ndeshjes ndaj Iranit në Kupën e Botës. Sulmuesi mori një goditje të fortë në kavilje dhe u rrëzua mes dhimbjeve, e trajneri Sauthgejt nuk e zgjati shumë. Me rezultatin thellësisht në favor e largoi yllin e tij. “Harri pati dhimbje, por nuk ka asgjë serioze”, – tha Sauthgejti. Gjithsesi, shqetësimi i tij më i madh ishte për qendërmbrojtësin Harri Megajer, i cili kërkoi vetë që të zëvendësohej në ndeshjen e dytë pasi nuk ndihej mirë. Të shohim vizitën mjekësore e të shohim sesi do të vazhdojë botërori për të.

Sfidanti.al