Ndodh edhe kështu në Katar, në ndeshjen mund të hysh pa biletë!

Jo se “i kishte lindur në zemër” për të bërë nder, ndonëse kanë nevojë për sa më shumë njerëz në stadium që të jetë e mundur. Organizatorët e Kupës së Botës në Katar patën një problem tjetër në ndeshjen Senegal-Holandë. Në një moment, sistemi i kontrollit të biletave pësoi defekt (ra sistemi, themi ne në Shqipëri), dhe punonjësit në dyert e stadiumit u detyruan t’i fusnin tifozët pa i kontrolluar fare. Nuk dihet sesa njerëz hynë në këtë mënyrë, por gjithsesi vendasit do të kishin dashur të kishin qenë më shumë pasi sërish pati mjaft vende bosh. Gjithsesi, në Katar nuk duhet të ndihen aq të turpëruar pasi mund të krahasojnë veten me atë që ndodhi vjet në finalen e Europanit në “Uembli” ku pllakosi kaosi dhe rrëmuja.

Sfidanti.al