Për këtë njeri krejt të pazakonshëm në krahasim me futbollistët e tjerë, Uellsi nuk është si Reali i Madridit (kur, zakonisht mendohet e kundërta). Nëse Garet Bejli i tërboi kohë më parë tifozët “merenges” duke preferuar golfin përpara “Santiago Bernabeut”, kjo nuk mund të thuhet për kombëtaren e tij të Uellsit. Lojtari që sot mund të cilësohet veteran dhe që është më shumë jashtë sesa brenda karrierës, e tregoi gjithë pasionin për ngjyrat e flamurit duke siguruar barazimin e vështirë ndaj SHBA-së. Amerikanët kryesuan me meritë pas pjesës së parë me golin e realizuar nga Timoti Ueahn. Gjithsesi, në pjesën e dytë uellsianët reaguan dhe Bejli fitoi një penallti që e ktheu vetë në gol. “Heroi i filmit” shkruan “Marka” që komenton se “Bejli shkatërroi ëndrrën amerikane” në fillim të Botërorit.
Sfidanti.al