“Asgjë nuk bëhet pa vullnetin e presidentit”. Kështu u shpreh jashtë kamerave Armand Duka pas vendimit të UEFA-s në favor të Serbisë, në vijim të skandalit të Beogradit. Ky opinion për fuqinë e Mishel Platinisë në UEFA, e tregon më së miri pushtetin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit mbi institucionin që ai drejton.

