Levandovski bën edhe një betim kundër Bajernit: Diçka ka vdekur tek unë!

Gjermanisë “ia piu” lëngun, madje me të dyja skuadrat kryesore. Legjenda polake fitoi titujt kampionë në Bundesligë me Dortmundin e Bajernin, duke pasur 10 të tillë në karrierë, fitoi Championsin me Bajernin dhe arriti finalen e këtij kompeticioni me Borusian, fitoi kupa e superkupa si dhe Çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA. Vetëm Topin e Artë nuk e mori dot, por moralisht është kampion edhe aty. Gjithsesi, pas 12 vjetësh në futbollin “teuton” Robert Levandovski është i vendosur për diçka tjetër. “Nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveçse për Barcelonën, – u shpreh ai për një media europiane, – dëshira ime e vetme është që të largohem nga Bajerni. Pasioni është më i rëndësishëm sesa puna. Diçka ka vdekur brenda meje, dua të largohem nga Bajerni për të provuar më shumë emocione në jetën time”.

Sfidanti.al