Paulo Dibala është e shkuara dhe argjentinasi mund të shkojë tek Interi, ndërsa Alvaro Morata po ashtu mund të largohet. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi ishte e planifikuar tek Juventusi, por për projektin e Masimiliano Alegrit nuk po shkon gjithçka shumë mirë. Mediat italiane shkruajnë se Matijs De Ligt mund të shkojë tek Mançester Junajtidi, dhe kjo ishte arsyeja që ai “shfreu” një ditë më parë ndaj klubit. Po ashtu, bisedimet me Huan Kuadradon nuk po shkojnë edhe aq mirë dhe palët janë larg lidhur me kushtet financiare. Së fundmi, duket se Angel Di Maria mund të mos jetë i destinuar për në Torino, pasi Barcelona ka hyrë në lojë. Si i bëhet me Juven e sezonit të ardhshëm?!
Sfidanti.al