Futbollisti më i shtrenjë në botë? Jo keq për Realin sepse Vinisius është pranë Mbapesë!

Ylli francez e mban vendin e parë dhe e ka një diferencë me të tjerët, edhe pse jo aq të madhe. Kilian Mbape është vlerësuar si futbollisti më i vlefshëm në botë nga Observatori i Futbollit CIES, me kartonin që arrin në 205.6 milionë euro e duke lënë në vend të dytë sulmuesin tjetër, atë të Realit të Madridit, Vinisius, kartoni i të cilit shkon në 185.3 milionë euro. Duket se klubi spanjoll nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe që nuk arriti ta merrte francezin 23-vjeçar, pasi edhe braziliani nuk duket aspak prapa. Observatori CIES merr parasysh moshën e lojtarit, potencialin e tij, suksesin sportiv dhe kohëzgjatjen e kontratës për të bërë vlerësimet e tij.

Sfidanti.al